Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Alibeaj gjejnë gjuhën e përbashkët, kërkojnë ndihmën e OSBE për ndryshimet e ligjit zgjedhor

15/01/2024 18:19

Të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor. 

Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë hedhur firmat e tyre mbi letrën dërguar prezencës se OSBE në Tiranë ku i kërkohet ekspertë në fushën e zgjedhjeve për të asistuar punën e këtij komisioni.

Lëvizjet për Reformën Zgjedhore i konfirmoi dhe Lulzim Basha në oborrin e parlamentit i cili nuk nguroi te marre meritat për zhbllokimin e ngërçit

Ne bashkëpunim  me aleatet strategjik PD si udhëheqëse e procesit ia ka dale te binde palën tjetër për të nisur punën për komisionin bipartizan”- tha Basha pa dhënë detaje se kur do të mblidhet komisioni i Reformës Zgjedhore.

Asistenca që i kërkohet OSBE është në nivel teknik dhe jo politik, pasi mesa duket kjo negociatë është arritur tashme mes PS dhe PD zyrtare.

Socialistët kanë zgjedhur mesa duket të ndryshojnë rregullat elektorale me demokratët e Lulzim Bashës duke i mbyllur derën Gazment Bardhit i cili kërkon largimin e Enkelejd Alibeaj nga drejtimi i komisionit dhe caktimin e një përfaqësuesi të ri për demokratët.

Komisioni i posaçëm parlamentar mori 6 muaj kohë shtesë në shtatorin e vitit që lamë pas për  të hartuar dhe miratuar ndryshimet e ne Kodin Elektoral por në realitet  nuk u mblodh asnjëherë dhe dështoi të prodhonte një produkt konkret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA