Alba, një nga konkurrentet e Për’puthen e ka nisur ditën duke bërë foto në oborrin e Top Channel.
Ajo i ka kërkuar Muratit, që t’i bëjë disa foto duke pozuar në pozicione të ndryshme.
Në një moment Alba ulet në shkallë dhe nga fundi i shkurtër që kishte veshur, kamera kapi të brendshmet e saj. Me shumë stil, konkurrentja u ngrit sërish nga shkallët dhe e anashkaloi situatën me shumë lezet.
Kujtojmë se Alba dhe Vedati janë një nga çiftet më të preferuar por edhe më të komentuar të publikut. Ata duket se kanë ndjenja dhe pëlqim për njëri-tjetrin, por ndodhin shumë situata brenda studios, ku Vedati humb besimin plotësisht tek Alba dhe distancohet.
Se çfarë do ndodhë me marrëdhënien e tyre presim ta shohim në puntatat në vazhdim të Për’puthen.
Top Channel