Përdhunoi për disa vite të miturën/ Psikologia analizon profilin e 33-vjeçarit: Dyshoj se ajo vajzë nuk ka qenë e para…

15/01/2024 21:55

Psikologia Redina Sulstarova, e ftuar sonte në “Top Story”, analizoi profilin e 33-vjeçarit që dyshohej se kishte përdhunuar të miturën në Greqi,

Sulstarova hodhi dyshimet se Erjon Pelivani mund të ketë abuzuar dhe me vajza të tjera.

“Filmimi që ai ka bërë dhe e ka përdorur si mjet manipulimi. Shpesh ndodh, që persona të tillë i filmojnë këto skena sepse i shohin si trofe ose i rishohin për kënaqësi seksuale.

Është një sëmundje, sepse të gjitha kënaqësitë seksuale të tyre merren nga shfrytëzimi i të miturve. Është një profil i tillë dhe mua më lindin dyshime nëse ajo vajzë është e para”

Nisur nga rastet që ka trajtuar, psikologia shprehet se janë të shumta rastet e abuzimeve seksuale nga njerëz të afërt në vendin tonë.

“Nuk e teproj kur them se janë shifra të frikshme, janë shumë të tilla. Edhe nga rastet në gjykatë, pjesë më e madhe janë abuzime nga fëmijëria që nuk kanë pasur kurrë guximin ta tregojnë. Nga mosha 7 vjeç. Kanë qenë përdhunime edhe brenda rrethit familjar ose inceste që kanë zgjatur me vite”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA