U ekzekutua në mes të Athinës, zbardhen detaje! Çfarë u gjet në automjetin e viktimës? Mafiozi grek, asnjë shans për t’u mbrojtur

14/01/2024 13:15

Para pak policia greke hapi portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Burime ekskluzive të Top Channel nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë.

Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapobandën greke të vdekur në vend.

97 gëshoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme. Të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm. Por dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorë kanë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Po ekzaminohen pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA