Mediat në Kosovë i bëjnë jehonë deklaratës së një mercenari serb që lufton krah Rusisë në luftën pushtuese në Ukrainë.

Në një video të publikuar në Telegram, mercenari thotë se destinacioni i ardhshëm, pas Ukrainës do të jetë Kosova, ndërsa kërkon që serbët e Kosovës të largojnë forcat e NATO-s që aty, të cilat sipas tij janë gjithashtu pushtues.

Mercenari që shfaqet në video mban veshur rroba ushtarake, ndërsa fytyrën e ka të mbuluar. Pas tij qëndrojnë krah për krah flamuri i Serbisë dhe ai i Rusisë, bashkë me foton e Presidentit rus, Vladimir Putin. Ai thotë se po lufton bashkë me serbë të tjerë në Donbas, ndërsa shprehet se serbët në Kosovë nuk duhet të ndjehen vetëm në këto momente.

Deklarata provokuese vijnë një ditë pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi armatosjen e Serbisë, një përgjigje sipas tij, ndaj kërkesës së Kosovës për të blerë raketa Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA