PAMJE TË RËNDA/ I gjakosur, me bluzë të grisur nga plumbat, palosur në të djathtë të timonit! Momentet e para pas ekzekutimit të mafiozit grek

14/01/2024 10:29

I mbuluar në gjak, me bluzën e grisur nga breshëria e plumbave blindshpues të kallashnikovit, Top Channel ka siguruar pamjet e para pas ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis.

Sikurse shihet edhe nga fotot e mëposhtme, impakti i goditjeve e ka lënë 44-vjeçarin e pajetë të palosur në të djathtë të timonit.

Zabunis, një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua në mesnatë në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira.

Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi  Zabunis. Para 4 vitesh 44-vjeçari i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur dot t’i jepte goditjen përfundimtare.

Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë. Zubunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera.  Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobë-vënie.

Viktima akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të ekzekutuar njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vëllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA