Kujdes në rrugë! Eksperti i aksidenteve rrugore këshilla për udhëtimet në acar: Kontrolloni mirë fshirset e xhamave! Përdorimi i telefonit? Njerëzit janë bërë qesharak…

14/01/2024 12:18

I ftohti polar që ka mbërthyer vendin tonë, këtë fundjavë do të sjellë temperature që do të arrijnë deri në -7°C në zonat malore, -5°C në ato të ulta dhe -1°C grad në zonat bregdetare.

Por kjo është dhe periudha kur qytetarët u drejtohen vendeve me dëborë për të kaluar fundjavën e për të shijuar kështu ditët e dimrit. Por përpara se të ndërrmarin udhëtime të tilla, eksprtët rrugorë këshillojnë për kujdes të shtuar për shkak të ngricave që mund të ketë në rrugë si shkak i temperaturave të ulta.

“Duhet të kontrollojnë mirë fshirset e xhamave dhe ti hedhin solucionin përkatës, jo ujë. Duhet të kontrollojnë gomat, presionin e gomave, nëse ndodhen në vështirësi patjetër duhet të ulin presionin e gomave, duhet ti shfryjnë gomat nëse është një terren i rrëshkitshëm dhe nuk kanë kushte të mira. Kjo kërkon pak profesionalizëm dhe është mirë që njerëz që kanë pak përvojë në këtë drejtim të mos marrin aksione të tilla sepse janë me rëndësi për jetën”- tha Gëzim Hoxha, ekspert i aksidenteve rrugore.

Jo vetëm në rastet e udhëtime, por kryesisht në dimër kur reshjet e shiut janë më prezente, shoferët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kujdesi duhet të jetë kudo jo vetëm në vendet malore por kudo duhet të kemi parasysh që rruga në dimër ka vështirësit e saj ngricat dhe uji bëjnë punën e tyre. Duhet të kemi parasysh që në një pellg me ujë që është në një lartësi të madhe edhe ai ta përdredh makinë dhe del në një pozicion tjetër pra edhe në ujë jemi të rrezikuar. Duhet të kemi parasysh që të rrisim kujdesin në maksimumin e mundshëm”- shprehet Hoxha.

Përdorimi i telefonit gjatë ngarjes së mjetit, është një ndër shkaktarët e aksidenteve, që fatkeqësisht sjellin pasoja në jetë njerëzish.

“Njerëzit janë bërë pak qesharak me telefonin se harrojnë që ndizet semafori dhe vazhdojnë dhe flasin në telefon dhe krijojnë problem për qytetarët e tjerë. Kështu jo vetëm i hajn kohën qytetarëve të tjerë por ka dhe një rrezikshmëri të madhe shoqërore sepse përfshihesh në aksident dhe unë di raste që telefoni ishte i ndezur, dikush fliste në anën tjetër, ai që kishte përdorur telefonin kishte vdekur në aksident”- tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA