Fiorentina merr vendimin, ikën Pioli, skuadra në grumbullim deri në sfidën me Mainz
Rike Roçi priti sipër një vinçi mes temperaturave nën zero që në nisje të Big Brother VIP.
Por përveç kësaj sfide, Vëllai i madh vendosi që duhet të vendosnin banorët e tjerë, nëse Rikja do t’i bashkohej shtëpisë.
Banorët u shprehën pozitivisht, duke kërkuar që ajo të hynte në shtëpi, përveç Julit, i cili tha se Rike nuk duhet t’i bashkohej shtëpisë.
Ndërkohë një koment pikant dha dhe gazetari Elvis Myrtaj, i cili u shpreh se ka vite që sheh fotot e saj por pa e takuar.
“Sigurisht që të hyjë, kam që në vitin 2016 që e shoh në foto“, tha ai.
Rike Roçi lindi në Durrës. Babi i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, teksa tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit të vitit 2016, ku mbështeste Shqipërinë.
Top Channel