Me shitjen e raketave antitank Kosovës, Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Serbisë mesazhin e qartë se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet më partner i besueshëm, thotë eksperti gjerman Kurt Bassuener nga Këshilli për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin.

Washingtoni njoftoi më herët se e ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA. DASH konfirmoi këtë dhe sqaroi se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë. E teksa Aleksandar Vucic e përshkroi këtë lajm si “zhgënjim të madh”, Bassuener beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Perëndimit ndaj Vuçiçit, por është tregues se ndryshimi i linjës së deritanishme mund të shqyrtohet.

“Mesazhi që SHBA-ja po dërgon me këtë blerje është se Serbia, pavarësisht deklaratave të Perëndimit se është partnere në dialog, nuk po konsiderohet partnere e besueshme, ose të paktën jo e besueshme nën udhëheqjen aktuale”, tha ai për REL. Njoftimi për synimin e Kosovës që të blejë sisteme raketore nga SHBA-ja vjen në kohën kur tensionet mes saj dhe Serbisë janë të larta. Muajt e fundit ushtria serbe i ka lëvizur disa herë trupat drejt kufirit me Kosovën, e një sërë incidentesh janë shënuar në veriun e saj me shumicë serbe, përfshirë sulmin e Banjskës ndaj forcave te policisë.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja, por pa e specifikuar se për çfarë armatimi bëhet fjalë për shkak se kjo përbën informacion të klasifikuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA