I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi “mësyn” pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja Gjatë katër ditëve të Forumit Ekonomik në Davos Kosova dhe Serbia do të kenë diskutime edhe për dialogun.
Bashkimi Evropian e ka lënë të hapur mundësinë për takimet ndaras të ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin. Por e kanë hedhur poshtë mundësinë e takimit bilateral mes përfaqësuesve të palëve.
Sipas njohësve, Lajçaku në takimet e tij do të ketë kërkesat e mëhershme.
“Bashkimi Evropian do të kërkojë respektimin e pikave të marrëveshjes që për Kosovën ka të bëjë me draftin e Asociacionit dhe në anën tjetër janë duke u përgatitur disa masa ndëshkuese ndaj Serbisë që lidhen me kushtet për evropianizimin e saj apo anëtarësimin në Bashkimin Evropian“, tha Dorajet Imeri-njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ajo se çka mund të sjellë forumi në Davos janë takimet e tjera bilaterale me përfaqësuesit e vendeve të bllokut, e këtu kërkohet nga Qeveria të shfrytëzojë mundësinë për të kërkua largimin e masave ndëshkuese.
“Ne si Kosovë duhet të jemi të përgatitur me përgjigje të qarta dhe të sakta e me vizion të qartë me qëllim që të lobojmë për interesat e Kosovës dhe të kuptojmë që nëse Kosova plotëson masat a do të kemi largim të masave dhe a do të kemi mbështetje në integrim në strukturat euroatlantike“, Visar Xani-njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë bërë të ditur agjendën e kryeministrit Albin Kurti për takimet e tij në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, punimet e të cilin fillojnë më 15 janar e zgjasin katër ditë.
Top Channel