Gruaja këmben jetën në qytet me atë në ishullin e ftohtë skocez, thotë se nuk kthehet më kurrë prapa (fotot)

13/01/2024 21:34

Për shumë njerëz idea enjë parajse janë plazhet e ngrohta tropikale, por këtë komentuese në rrjetin TikTok është ishulli i vogël Isle of Skye në veriperëndim të Skocisë.

32 vjeçarja Ema Shortel, këmbeu jetën në qendër të Edinburgh për një stil ‘më të ngadaltë’ në bregdetin e ftohtë vendas.

Ish-terapistja estetiste thotë se është larguar nga rrugët e zhurmshme për t’u vendosur në ‘vendin më të bukur në botë’, duke përkëdhelur pulat e saj e duke shijuar panoramat e gjera malore.

Ema dokumenton tashmë jetën e saj të re në fshatin Elgol në llogarinë e saj në TikTok (@earth.to.ema), ku ka akumuluar 82,000 ndjekës.

Ajo foli me rrjetin MailOnline Travel për mënyrën e re të jetesës dhe se përse nuk dëshiron të kthehet më në qytet.

Ajo erdhi në ishull me partnerin e saj 36-vjeçar Frazer, i cili është murator, prej vitit 2020.

Çifti blenë një pronë me tokë dhe Frazer nisi të ndërtonte dhe një viletë pushimi për të dhënë me qera.

Kjo u jepte disa të ardhura shtesë çiftit që kanë gjetur punë në ishull për të mbuluar kostot e jetesës.

Por Ema shpjegon se nuk ishte gjithçka e thjeshtë: “Dy vitet e para ishin të vështira teksa përpiqeshim të ndërtonim jetën këtu pa e ditur si do të shkonte”.

Por pas një viti punë ata përfunduan dhomën e drunjtë  ‘Cuillin View Cabin’ dhe tani e japin me qera.

“Jemi të lumtur që e kapërcyen vështirësinë dhe tani e adhurojmë stilin tonë të jetesës.”

Ema thotë se jeta në ishull e kalon atë në qytet prej pamjeve të maleve rreth tyre, ashtu dhe të pasurit e pulave si kafshë shtëpiake.

Ajo shton se ajri është më i pastër se në qytet ndërsa agimet e perëndimet janë të qarta.

“Më e bukura për jetën këtu është paqja që ndjej kur e di se dal nga shtëpia dhe eci në kodër me qenin e shijoj bukurinë e maleve Cuillin, pa parë asnjë njeri tjetër.”

Ema thotë se nuk dëshiron të kthehet në qytet pasi janë të stabilizuar në ishullin e Isle of Skye, por ka disa gjëra që i mungojnë nga jeta në Edinburgh.

“Na mungojnë kafenetë, restorantet dhe ndërtesat e bukura, çdo gjë e kishe afër, por nuk pendohem, miqtë e mi tani i gjeta në rrjetet sociale dhe u tregoj për aventurat e ishullit”.

E reja shton se u rekomandon miqve vizita turistike në ishull, madje dhe lundrime me barkë nga moli  Elgol Pier nga ku në verë mund të shihen foka e delfinë. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/8
32 vjeçarja Ema Shortel, këmbeu jetën në qendër të Edinburgh për një stil ‘më të ngadaltë’ në bregdetin e ftohtë vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA