Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje në Vlorë. Ata u zbuluan pas kontrolleve që policia kreu gjatë ditës së djeshme me qëllim gjetjen e provave për vrasjen e Gëzim Sinomataj.
Në pranga ranë A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel