Vodhi një makinë në parkingun e firmës ku punonte dhe e shiti, në pranga një 42-vjeçar në Elbasan
12/01/2024 12:31
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e firmës ku punonte dhe e shiti.
42-vjeçari që vodhi makinën nga parkingu i firmës deri në momentin e kapjes ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar dhe në firmën që vodhi makinën e parkuar, punonte si ekonomist.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel