VIDEO/ U kap në mënyrë flagrante duke u puthur me një vajzë në club, Aureli përjashtohet zyrtarisht nga Për’puthen

12/01/2024 19:34

Aureli përjashtohet zyrtarisht nga Për’puthen.

Shkak për këtë është bërë një video flagrante të tij duke u puthur me një vajzë, identiteti dhe imazhi i së cilës nuk bëhen publike për çështje privatësie, në një club.

Megjithëse një personazh i dashur, i cili përgjatë këtyre javëve diti të fitonte vëmendjen e publikut, reality shoë më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri ka kërkuar përjashtimin e Aurelit si një shenjë e qartë se vërtetësia dhe transparenca me publikun janë parësoret.

Për’puthen, një program dashurie i maturuar tashmë, ka treguar edhe njëherë se u qëndron fortë historive të vërteta të dashurisë dhe për të arritur këtë është i gatshëm të sakrifikojë edhe personazhet më të ndjekur.

“Është rast i përsëritur dhe flagrantë këtë herë sepse është e qartë që Aureli është duke u puthur me vajzën në video. Edhe pse Aureli ka qenë një nga konkurrentët në dukje më premtues të këtij programi, ai nuk do të jetë më pjesë e Për’puthen. Është zyrtarisht i përjashtuar sepse ne do të luftojmë deri në fund për vërtetësi, për të pasur marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta, gjë që mund të lexohet për ju që e ndiqni nga shtëpia. Ka një arsye pse Për’puthen është në sezonin e tij të pestë dhe vazhdon të qëndrojë i fortë, kjo sepse ne kemi luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë që këtu të ketë vërtetësi. Kësaj gjëje do ti mëshojmë deri në fund”- u shpreh moderatorja Megi Pojani.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA