SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv.

Me gjykim të shkurtuar, ish-kryebashkiaku do të vuajë 3 vite burg. Edhe për Alma Kaçin, SPAK kërkon 1.6 vite, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor ndërsa Alma Kaçi, për korrupsion aktiv.

Prej 24 qershorit kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi u la në masën e sigurisë arrest shtëpie. Gjatë kësaj periudhe hetimore ajo është thirrur disa herë në SPAK ku ka sqaruar marrëdhënien me kryebashkiakun si edhe rrethanat e filmimit që nxorën në pah aferën seksuale mes të dyve. Arrestimi i Gjicit solli ripërsëritje të zgjedhjeve në Kukës ku fitues doli Albert Alilaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA