Ronaldo Sharka këtë viti për “Big Brother VIP 3” i ka pritshmëritë ndryshe!
Në “Wake Up” ai shprehet se këtë vit pret që banorët të sjellin gjëra ndryshe që publiku nuk i ka parë ndonjëherë dhe pse lidhje dashurie mes dy vajzave apo dy djemve.
Ronaldo Sharka: Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë ndonjëherë.
I pyetur nëse i ka ngelur peng diçka nga eksperienca e tij në “BBV2”, Ronaldo shprehet: Më ka ngelur peng vetëm një gjë, që nuk vazhdova atë në të cilën unë njihem në gazetari, ku më besoni se ndoshta do qeshni, por nëse unë nuk do isha mbyllur aq shumë në emocione, nuk do isha prekur aq shumë, nuk do isha aq shumë i ndjeshëm, unë mund të isha dhe fituesi i BBV2. Mund të qeshni sa të doni tani, por duke njohur potencialin tim dhe sesa lëmsh mund ta bëja shtëpinë por dhe sesa poshtë mund ta vija dikë me argumente, mund ta fitoja “BBV”.
Top Channel