Një ‘buzëqeshje, burri dhe turshitë’, Julia Roberts tregon sekretet e saj të bukurisë së përjetshme

12/01/2024 15:11

Me buzëqeshjen e saj të veçantë dhe stilin e përjetshëm, Julia Roberts mund të jetë një ikonë bukurie.

Në një interistë për “British Vogue” aktorja ka treguar se çfarë e bën atë të duket aq rinore në moshën 56-vjeçare.
Ylli i Hollywood u përgjigj me shaka duke thënë: “Turshi. E fus kokën në një tas me turshi çdo të shtunë. Bën mrekulli, Vetëm se era është e tmerrshme.”

Aktorja gjithashtu foli për zgjedhjet “feministe” që ka bërë në karrierën e saj dhe se si është të jesh një nga fytyrat më të famshme të Hollivudit. Roberts thotë se çelësi i rinisë është te njerëzit dhe përvojat që përbëjnë jetën e saj. Sigurisht, gjenetika gjithashtu ndihmon.

“Gene të mira, dhe duke bërë një jetë që të përmbush, unë e kam thënë këtë zakonisht si një shaka por besoj shumë në dashurinë e një njeriu të mirë. Besoj se burri im më do dhe kujdeset për mua në një mënyrë që më bën të ndihem thellësisht e lumtur”, tha ajo.

Fakti që audienca e sheh atë të gjithmonë të afërt me publikun është diçka për të cilën Roberts është e vetëdijshme.

“Unë mendoj se ka diçka tek unë që i bën njerëzit të ndihen rehat dhe nëse dikush më sheh në një dyqan ushqimesh dhe më thotë: Pse i ke prerë flokët ashtu? Kjo nuk i bën ata të jenë të pasjellshëm kundrejt meje, është për shkak se ata më njohin mua dhe kjo më bën të ndihëm mirë”, shprehet ylli.
Roberts diskutoi gjithashtu për feminizmin, duke theksuar vendimin e saj për të mos bërë skena nudo në filma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA