Kosova hap misionin special në Vatikan, Osmani: Vazhdojmë të thellojmë raportet tona!
12/01/2024 18:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se pas dy vitesh punë intensive me Selinë e Shenjtë, ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
“Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, shkruan Osmani.
Top Channel