Fshihte në banesë një pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Patos

12/01/2024 10:25

Një 44-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa lejë në Patos.

Shtetasi A.H u arrestua në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ku nga kontrollet në banesën e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë, krëhër dhe municion luftarak për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel