Kjo fundjavë për vendin tonë do të jetë me kushte të mira atmosferike, ndërsa temperaturat do të ulen, sipas specialistes së parashikimit të motit, Eneida Doçi.

Ditën e sotme, vendi ynë u ndikua nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata, me origjinë veriperëndimore, po ashtu me temperatura të ulëta.

Kjo situatë do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të kemi të njëjtat kushte meterologjike, por do të ketë ulje temperaturash.

Temperaturat do të ndihen të ulëta në vlerat minimale. Nëse sot janë regjistruar -4 gradë celsius në zonat malore, nesër do t’i kemi -7 gradë në zonat malore.

Temperaturat maksimale nuk priten t’i kalojnë 13 gradë celsius. Moti do të vijojë të jetë i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell.

Ditën e diel moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Situata do të ndryshojë gjatë ditës së hënë, ku kemi përfshirjen dhe depërtimin e masave ajrore të lagështa, që do sjellin reshje shiu me intensitet të ulët. Në intervale të shkurtra kohore do të kemi intensitet me reshje deri të lartë.

Në qarqet Lezhë dhe Shkodër kemi rikthimin e reshjeve të borës, në lartësitë mbi 700 metër në relievet malore.

Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA