Gazment Bardhi, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, u shpreh i vendosur për vijimin e protestave.

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpia, opozita do të vazhdojë me planin për të krijuar kaos në Kuvend

“Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është, vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto”, tha Bardhi.

Pasi kryesocialisti Edi Rama shprehu synimin për të siguruar 84 votat për të votuar edhe ligjet që duan shumicë absolute në Kuvend, Bardhi tha se mbështetësit e Lulzim Bashës, nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën.

“Unë kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitarë të mirë. Nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës. E kemi provuar njëherë në 2020. Ndaj atij ndryshimi të njëanshëm ndaloi me mjete anti-demokratike rotacionin politik në vitin 2021. Një pjesë e atyre kolegëve do duhet të shërbejnë që Basha dhe ndonjë tjetër të mos shpërbejnë si kërpërata e 2024”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA