Një tjetër video është publikuar nga media greke për 41-vjeçaren e masakruar në Greqi, Gjeorgjia.

Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi ngjitur, shihen dy burrat, partneri i gruas dhe shoku i tij, duke mbajtur trupin e saj në natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria, sipas protothema.gr.

Njëkohësisht u publikua edhe një video ku shihen dy të arrestuarit për vrasjen e saj, duke mbajtur një dyshek në pjesën e sipërme të makinës, pak orë pas vrasjes.

Në videon prej 13 sekondash të regjistruar nga kamerat e sigurisë, fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në shtëpinë e 39-vjeçarit në Kalamaria.

Pasi kanë kryer vrasjen, ata kanë zhdukur trupin e gruas në një vend të shkretë të Halkidikit, më pas ata janë kthyer në shtëpi kanë hequr dyshekun plot gjak nga shtrati dhe e kanë hedhur rreth 150 metra larg.

Kliko për të parë videon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA