Ndryshime në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin! Ish-kryebashkiaku i Librazhdit merr detyrën e re

11/01/2024 17:00

Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra ka marrë detyrën e re duke u emëruar si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Përmes një VKM-je, qeveria ka liruar nga kjo detyrë Egra Ibrahimin. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË  SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Egra Ibrahimi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Kastriot Gurra emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Top Channel