Liridona dhe Bedrija, viktima të xhelozisë së sëmurë! Analiza kriminologjike e Ngjelës: Duhet studiuar “kafka” e burrave, kur nuk vrasin dot vetë, i shtyjnë…

11/01/2024 13:41

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar këtë të enjte në “Breaking” në Top Neës, analizoi vrasjet e grave në vend, duke u ndaluar te vrasja e Liridona Ademajt dhe vetëvrasja e Bedrie Lokës.

Për shumë gra si Bedrie, u shpreh Ngjela, burrat i shtyjnë në vetëvrasje.

“Ne jemi një shoqëri që e ka pasur domosdoshmëri ngrohtësinë familjare. Por, çfarë ka ndodhur? Është prishur! Tendencat për një jetë më të pasur, i kanë larguar të rinjtë nga Shqipëria. Në këto momente, është cenuar dashuria prindërore. Ka braktisje, ky është një shkak i vetëvrasjes, sepse nuk ka motiv për të jetuar. Kemi shumë vetëvrasje grash, që i detyron bashkëshorti, i cili nuk i do më. Ai e shtyn në vetëvrasje, sepse atij mund t’i ketë shkuar në mend edhe vrasje.

Kam parë vetë raste, kur burrat u thonë gruas gjëra, me qëllim që ajo të vetëvritet. Është një presion në të gjitha drejtimet. Xhelozia është urrejtje, të shtyn në krim. Këto lloj xhelozish të çojnë në vrasje. Por, nga vrasje i tremben penalitetit, ndaj e shtyjnë në vetëvrasje”.

Edhe në rastin e Liridonës në Kosovës, xhelozia është arsyeja që ka shtyrë bashkëshortin të thurë planin për ta eliminuar, shtoi avokati.

“Te Liridona, ka një motiv të brendshëm se është e bukur. Bukuria e ka krijuar, se edhe atje xhelozi ka. Sipas meje, 90% është xhelozia. Xhelozia hakmarrëse e një personi me të meta psiqike. Edhe kjo duhet parë, sepse këta vrasës nuk kanë kafka normale. Lambrozo, që ka studiuar kafkat, nuk ka folur në ajër. I kishte marrë format e kafkës nga spitali psikiatrik. Ka shumë arsye për vrasjen e burrit ndaj gruas, por unë i qëndroj xhelozisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA