Kosovës, në 2024-tën do t`i mungojnë rreth 150 mijë punëtorë: vetëm marsin e këtij viti, thotë kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pritet të largohen mbi 25 mijë vetë.
Fajin ai e gjen tek politikat e qeverisë, të cilat siç thotë, nuk po ndihmojnë në krijimin e kushteve të favorshme për punëtorët.
Azemi pretendon se pavarësisht kërkesave të shumta që kjo sindikatë i ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të financave, Hekuran Murati që të takohen për të diskutuar për kushtet e punëtorëve, ata nuk kanë pranuar as edhe një herë të flasin. Eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija evidenton edhe një faktor tjetër: Liberalizimi i vizave, sipas tij, sado pozitiv të jetë për shtetasit e Kosovës, mund të nxisë largimin e qytetarëve.
Liberalizimi i vizave për Kosovën që nga 1 janari i këtij viti është përcjellë me shqetësime se kriza e mungesës se punëtorëve, mund të përkeqësohet.
Top Channel