Tunelet e sinagogave nëntokësore në New York shkaktojnë kaos e të qeshura në rrjet (video)

09/01/2024 18:39

Skena kaotike shiheshin dje pranë një sinagoge në qendër të New York kur besimtarë hebrej tentonin të ndalonin punonjës ndërtimi që po mbushnin disa tunele të fshehta nëntokësore që përdoreshin prej tyre.

Tunelet e zbuluara muajin që shkoi në sinagogën Chabad Lubavitch në zonën

Tunelet e zbuluara muajin që shkoi në sinagogën Chabad Lubavitch në zonën Brooklyn, duhet të mbushen tashmë me beton, sipas udhëzimeve.

Por një grup të rinjsh besimtarë u mblodhën para ndërtesës duke tentuar të mbronin kalimet e fshehta të sinagogës së tyre.

Video nga vendngjarja tregonin besimtarët që godisnin e vandalizonin makineritë e ndërtimit, të cilat kishin nisure të pomponin betonin nëpër tunele.

Të tjerë shiheshin që hynin e dilnin nga kalimet e nëndheshme duke tentuar të ndalonin prishjen e tyre.

Grupi u konfrontua me policinë, teksa pamjet kishin marrë miliona klikime e komente në rrjet.

Në një tjetër video, një besimtar i ri hebre del jashtë vjedhurazi nga kalimi i nëndheshëm e më pas largohet me vrap.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CrownHeights.info (@chinfo.official)


Përdoruesit e mediave sociale shprehnin habinë me konfuzionin, teksa shumë pyesnin: ‘Çfare po ndodh këtu?’

Një grua e quajtur Emma Batsheva Saulz duket se përmblidhte më mirë mendimin kolektiv të përdoruesve: ‘Nuk jam e sigurtë çfarë po shoh, por është shumë e pazakontë!’

Rrjedhimisht 10 persona ishin arrestuar nga policia e New York dhe sinagoga është mbyllur.

Sipas informacioneve mbi ngjarjen, tunelet nëntokësore lidhin sektorin e grave të ndërtesës 770 me një ‘mikveh’ (banjë sinagoge) që nuk përdoret në rrugën Union Street.

Rregullat hebreje kërkojnë që gruaja të futet në ‘mikveh’ para martesës, si pjesë e konvertimit në fenë hebreje.

Zbulimi konfirmonte ankesat e rezidentëve që kishin dëgjuar prej kohësh zhurma të çuditshme nga nëntoka gjatë natës, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk.

FOTO GALERI
4/5
Sipas informacioneve mbi ngjarjen, tunelet nëntokësore lidhin sektorin e grave të ndërtesës 770 me një ‘mikveh’ (banjë sinagoge) që nuk përdoret në rrugën Union Street.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA