Sofia Vergara bëri disa zbulime të papritura mbrëmjen e së martës gjatë talk show spanjoll ‘El Hormiguero’.
Aktorja kolumbiane u ftua për të diskutuar për mini-serialin e saj të ri Netflix, “Griselda”, i cili tregon jetën e zonjës së drogës Griselda Blanco, e cila ishte përgjegjëse për krijimin e një prej karteleve më të fuqishme në histori që trafikonte kokainë, ndër të tjera, nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Miami-t.
Nisur nga natyra e serialit, një nga pikat kryesore të bisedës ishte biznesi i drogës. Pasi i kaloi vitet e para në Kolumbi, Vergara rrëfeu përvojat e saj në shfaqje dhe diskutoi hapur tragjedinë që pësoi nga trafikantët, sipas TAR.
Ish-ylli i ‘Modern Family’ ishte thellësisht e prekur nga tregtia e drogës. Vëllai i saj përfundoi duke u përfshirë në të dhe u vra tragjikisht si rezultat në vendin e Amerikës së Jugut në kulmin e epidemisë së drogës. Ajo u shpeh: Unë e kam jetuar atë. Kam përjetuar vitet ’70, ’80 dhe ’90 në Kolumbi. Fatkeqësisht, vëllai im ishte pjesë e biznesit dhe u vra në vitin 1996. Pasi m’u desh të çoja familjen time në Miami. Ishte një periudhë vërtet e vështirë në Kolumbi.
“Griselda” do të transmetohet në Netflix më 25 janar 2024.
Top Channel