Nesër (e mërkurë) nis gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër serbit Dragisha Milenkoviç, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”.

Milenkoviç do të përballet me dëshmitarët, të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar në atë kohë.

Në thirrjen për shqyrtim që ka siguruar KosovaPress, një prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës kur ishte i burgosur në burgun e Dubravës.

I akuzuari Milenkoviç është në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA