Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Shëngjinin për zhvillimin e një mbledhjeve informale dy ditore të qeverisë.

Synimi parësor është analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë, përfshi fushat prioritare të qeverisjes për vitin që sapo ka nisur.

Ky takim i qeverisë në Shëngjin ditën e parë është konceptuar i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik. Nisi me një fjalë të kryeministrit Edi Rama për arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e 2024.

Më pas ka folur kryetari grupit parlamentar Bledi Çuçi ku ka theksuar rëndësinë e ndërveprmit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi.

Pjesa e dytë e mbledhjes iu dedikua aspekteve teknike. Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024.

Kësaj mbledhje i është bashkuar edhe Blendi Gonxhja i propozuar nga kryeministri për të mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Megjithëse nuk është dekretuar ende si ministër Blendi Gonxhja, u bë pjesë e mbledhjes pasi përdorimi teknologjisë fushë të cilën ai do të mbulojë,  është prioritet i qeverisë, duke e shtrirë të tenderat dhe prokurimet publike.

Top Channel