Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës do të nisë këtë vit, u shpreh zëvendës/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë.
Duke treguar se si trafiku në këtë aks rrugor është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë mjete në ditë në një rekord prej 90 mijë mjetesh.
“Brenda 2024 do të nisim fazën e parë të zgjerimit, deri në Vorë, në fazën e dytë nga Vora në kthesën e Rinasit. Zgjerimi do të marrë një korsi nga secila anë, plus korsinë e emergjencës. Nga studimi që kemi bërë, nuk prekim rrugë dytësore apo biznese. Nuk do të ketë shpronësime. Vetëm nëse ka ndonjë pjesë të veçantë, ku preket”.
Tiranë – Durrës parashikohet të ketë tri korsi dhe një korsi emergjence.
“Në 5-vjeçarin e ardhshëm ky rrjet do të jetë i integruar. Këtë vit do të nisë edhe Kashar-Lekaj, duke dhënë mundësi shoferëve që duan të shkojnë në jug, mos t’i afrohen fare Durrësit, mos të futen në Tiranë, por të ecin drejt. Të gjithë këtë do ta bëjë bypass-i i Tiranës, projekt që është miratuar tashmë”, tha Balluku.
Top Channel