Testamenti, një komedi e zezë, me autor dhe regjisor Leka Bungon dhe protagonist Viktor Zhustin, do të shfaqet në fund të janarit si premiera e parë e këtij viti në Teatrin Kombëtar.
Shfaqja pasi ka kaluar ne tavolinë është në procesin e provës. Nga interpretimi i Zhustit kuptojmë që personazhi, komunisti Kuqo, le një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të partisë komuniste e deri në vitin 1992.
Çfarë ishte komunizmi dhe komunistët, a ndryshoi më vonë shoqëria jonë? Si ju flet të rinjve kjo vepër?
Përgjigjet i jep vetë autori i veprës.
“Personazhi, i cili herë herë është edhe halucinant thotë gjithmonë të vërtetën. Jemi përpjekur që të trajtojmë të vërtetat që kanë ndodhur në shoqërinë tona”, tha aktori Leka Bungo.
“Është një nga rolet më të vështira që jam përballur”, shprehet aktori Viktor Zhusti.
Për më shumë se 60 minuta, i vetëm në skenë, me një monolog ndjellës Kuqo, personazhi jonë është sa real aq edhe surreal. Nëse do të vendosej në galeri do t’i përkiste grupit të Don Kishotit. Por ajo që e karakterizon atë është sidomos vërtetësia.
Komedia e zezë ‘Testamenti’ do të na sjellë një epokë të rrëfyer në një mënyrë krejt origjinale dhe të veçante me bashkëpunimin e hershëm dhe të suksesshëm Bungo-Zhusti.
Top Channel