Kafshët detare janë shfaqur në fusha golfi apo konkurrime surf-i në qytetin bregdetar Dunedin.
Rritja e popullatës së fokave e luanëve të detit në qytetin neo-zelandez duket se po shkakton njëfarë kaosi teksa sezoni tyre i çiftimit përkon me pushimet verore të rezidentëve.
Zyrtarët vendas thonë se dy foka nëna lindur bebet e tyre në një fushe golfi, ndërsa një tjetër notonte bashkë me surf-istët në një kompeticion në Dunedin.
Të tjera janë parë në rrugë teksa sezoni çiftimit është në kulm dhe vazhdon deri në mesin e janarit.
Zyrtari i biodiversitetit Jim Fyfe, e kalon shpesh këtë periudhë duke u përpjekur të drejtojë kafshët kurioze jashtë kopshteve dhe rrugëve.
“Ato vetë nuk duan të krijojnë probleme por nganjëherë kështu ndodh. Këtë muaj na telefonuan për të thënë se foka me këlyshin e saj kishin ndaluar një lojë golfi në fushat e Chisholm”.
“Koinçidenca e sezonit të luanëve të detit dhe e pushimeve mund të krijojë kaos”, shton ai, sipas TheGuardian.
Ndërsa në të kaluarën fokat janë raportuar të hyjnë në pishina private, në fusha futbolli apo dhe të prishin piknikët e banorëve, por Fyfe thotë se 135,000 banorët e qytetit të Dunedin – po përshtaten.
“Kur e kuptojnë që ato nuk janë agresive apo kërcënuese njerëzit njehen më të relaksuar, por përsëri ato janë kafshë të egra”.
Para sezonit të çiftimit zyrtarët vendosin tabela sinjalizuese për shoferët dhe qytetarët.
Top Channel