Ministrja e jashtme e Japonisë viziton Poloninë për forcim të lidhjeve me vendin e NATO-s

08/01/2024 21:51

Ministrja e jashtme japoneze Yoko Kamikawa është takuar sot me zyrtarët e lartë në Poloni për forcimin e lidhjeve me vendin e NATO-s që kufizohet me Ukrainën.

Kamikawa bisedoi me ministrin e jashtëm polak Radek Sikorski në Varshavë dhe vendosi kurorë në Varrin e Ushtarit të panjohur, ndërsa pritej të takohej dhe me presidentin Andrzej Duda.

Ministrja ka nisur prej të shtunës vizitën e saj në Poloni, por e kishte ndërprerë për të bërë një ndalesë të panjoftuar në Ukrainë ku kishte dhënë mbështetjen e vendit të saj per Kievin.

Në Varshavë Kamikawa i tha gazetarëve se kishte qenë në Ukrainë për të treguar “solidaritetin e Japonisë” dhe më pas vlerësoi Poloninë për rolin në pritjen e refugjatëve nga Ukraina.

“Japonia do të punojë me Poloninë për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha mes të tjerash ajo.

Homologu Sikorski mbështeti deklaratën se Japonia e Polonia janë partnerë strategjikë që kërkojnë të forcojnë më shumë lidhjet e tyre.

Ai i shprehu ngushëllimet ministres për tërmetin në gadishullin Noto ku humbën jetën 168 njerëz dhe dhjetra të tjerë janë ende të humbur, si dhe për një aksident ajror katër ditë më parë në aeroportin Haneda në Tokio.

FOTO GALERI
2/3
Ai i shprehu ngushëllimet ministres për tërmetin në gadishullin Noto ku humbën jetën 168 njerëz dhe dhjetra të tjerë janë ende të humbur, si dhe për një aksident ajror katër ditë më parë në aeroportin Haneda në Tokio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA