EMRAT/ Dhunimi i tre shqiptarëve në Mal të Zi, arrestohen tre persona nga Hercegnovi, qytet me shumicë serbe
08/01/2024 11:29
Sergeja Devića, Kosta Dunđerovića dhe Branka Vuksanovića janë tre të arrestuarit e parë për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë, ngjarje e ndodhur të shtunën në Hercegnov të Malit të Zi.
Mediat malazeze, kanë publikuar emrat e tre të arrestuarve, ndërsa po vijojnë kërkimet për arrestimin e të tjerëve. Të ndaluarit janë banues në qytetin e Hercegnovit, zonë e njohur si e banuar nga popullate serbe nacionaliste.
Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.
Në qytetin e Hercegnovit, kjo nuk është ngjarja e parë pasi edhe me herët, makinat shqiptare janë sulmuar.
Top Channel