Dy gazetarë të tjerë palestinezë janë vrarë dje nga ushtria izraelite në Gaza, duke e çuar në 109 numrin e punonjësve të medias që tragjikisht kanë humbur jetën që prej nisjes së konfliktit brutal më 7 tetor.
Hamza Wael Al-Dahdouh, i biri i redaktorit të rrjetit Al Jazeera në rajon Wael Al-Dahdouh, dhe kolegu Mustafa Thuraya, u identifikuan si viktimat e sulmit të rëndë në qytetin Khan Younis.
Pamje të rënda nga incidenti kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku tregohen momentet pak pas sulmit ndaj makinës së gazetarëve.
Qindra njerëz shihen që rrethojnë mjetin e shkrumbuar ku humbën gazetarët që po dokumentonin sulmet e një nate më parë nga ushtria e Izraelit në zonën civile pranë rrugës që lidh Khan Younis me Rafah.
Zyrtarët në Gaza dënonin vrasjet “djallëzore” të gazetarëve, duke thënë se Izraeli “po tenton të intimidojë gazetarët dhe të errësojë të vërtetën duke ndaluar mediat”.
The farewell of the journalist Hamza Wael who was killed with his colleague Mustafa Thraya by an Israeli air strike in Rafah city. 7.1.24
وداع الصحفي حمزة الدحدوح الذي ارتقى برفقة زميله الصحفي مصطفى ثريا في استهداف مركبتهم في رفح pic.twitter.com/oCLOLxJdxY
— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) January 7, 2024
Babai viktimës Wael Dahdouh, duke folur nga Rafah, tha se po i jepte lamtumirë një tjetër anëtari të familjes prej ‘masakrës së ushtrisë së Izraelit në territoret palestineze’, shkruan metro.co.uk.
“Allahu na dhëntë forcë e ngushëllim, për të vazhduar përpara për nder të Hamza dhe martirëve të tjerë”, shtoi ai.
Christophe Deloire, sekretar i grupit të mbrojtjes së gazetarëve Reporterët Pa Kufij, tha se sulmi i shenjestruar ishte pjesë e masakrës pambarim ne territor.
Top Channel