Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Wake Up” ka dhënë argumentin e tij për dosjen e Epstein që ka bërë bujë kohët e fundit me publikimin e emrave të zyrtarëve të lartë amerikan.
Ai shprehet se nëse do publikoheshin dosje të tilla në Shqipëri, do dalin emra të shumë politikanëve dhe personazheve të tjerë publik. Madje përmend një ish-ministër në Shqipëri që paguante një vajzë 6, 000 dollarë në muaj vetëm për t’i bërë striptizëm në dhomë. Ky ish-ministër sipas Milaim Zekës është i akuzuar dhe nga SPAK.
Enxhi Nasufi: Një mendim për këtë lajmin e bujshëm ditët e fundit për dosjen e Epstein, ku kanë dalë emra të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe jo vetëm, ndërkohë mes tyre flitet dhe për ish-presidentin amerikan Bill Clinton që ka patur një rol të jashtëzakonshëm për Kosovën, çfarë mendimi ke për këtë?
Milaim Zeka: Unë veç i lutem që emri im të mos dalë sepse unë kam qenë shpesh herë në Amerikë dhe lutem që të mos dalë emri im. E vërteta është që jemi një shoqëri hipokrite, Europa e ka vrarë hipokrizinë. Më besoni të bëjë vaki që të dalin letra të tilla të njerëzve tanë në Shqipëri dhe Kosovë, për politikanë, për njerëz shumë të rëndësishëm publik…
Blendi Salaj: Pse çfarë kanë bërë politikanët tanë, kanë bërë edhe këta party?
Milaim Zeka: Shiko, një ish-ministër për shembull më tregonte një shoqja ime, më tha që më jep 6,000 dollarë në muaj vetëm për t’i bërë striptizëm në dhomë. Një ish-ministër i Republikës së Shqipërisë i cili tani ndodhet dhe për fat shumë të mirë, i akuzuar dhe nga SPAK-u.
Top Channel