“8 janari, turpi ynë i ngrënë me bukë”/ Përplasja e dhunshme mes demokratëve për selinë e PD-së, Açka: Ku janë përgjegjësit, të kërkojnë falje ata që…

08/01/2024 12:12

Dy vite më parë, demokratët, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, organizuan një protestë para selisë blu, që kulmoi me përdorimin e dhunën dhe përplasjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, demokratja Flutura Açka, drejton tre pyetje dhe kërkon një kërkim falje. “Kërkoni ndjesë kush ka për të kërkuar”, shkruan Açka, që e konsideron 8 janarin e vitit 2022 një turp:

“Nuk ka asnjë ndjesë në dy vjet. Por kam tri pyetje:

– Ku është fatura e 1700 hunjve ndaj demokratëve?

– Ku është fatura e pagesës së keqbërësve me pagesë, të njëjtët që morën pjesë më 21 janar në anën e PS dhe sa herë në anët ku kërkohen si mercenarë, specialistët e levave dhe kokadashëve?

– Ku është fatura për median që i kushtoi disa emisione shpërthimit të dyerve të blinduara (ftesë për dhunë të hapur), duke ftuar specialistë të fushës së shpërthimeve e levave kokës?

8 janari është TURPI ynë i ngrënë me bukë!

Dhe prapë, specialistët e tymit, flakës, dhunës flasin për demokraci.

Nuk ishte vetëm 8 janari, por edhe ajo çfarë e pasoi 8 janarin, nga e cila zor se do të shërohemi lehtë. Duhet humanizëm, dhe politika shqiptare nuk e njeh këtë fjalë, të paktën aq sa kam mundur ta njoh unë.

Kjo është arsyeja pse kam zgjedhur anën e më humanes së mundshme në lebetinë tonë, me të cilën duket se jemi mësuar tashmë.

Të paktën, kërkoni ndjesë! Kush ka për të kërkuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA