Moti këtë të diel në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta.

Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA