Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi vodhën me dhunë shuma të ndryshme parash në Tiranë.
Gjatë operacionit policor të koduar “January”, nga Komisariati Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” ranë në pranga E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Katër raste vjedhjesh, të dyshuara të kryera nga tre të arrestuarit janë zbardhur dhe dokumentuar.
Policia gjithashtu sekuestroi doza me lëndë narkotike kanabis, që iu gjetën në banesë njërit prej të arrestuarve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3, dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacioneve të marra se në zona të ndryshme të Tiras, tre shtetas kishin kryer tre vjedhje me dhunë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës. Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale”, sipas policisë.
Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ata, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Top Channel