Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës në gjyq: Më bënë komplot/ Kundërshtojnë tre të tjerët: Ai na kërkoi…

06/01/2024 14:11

Dan Hutra mohon se ka organizuar një plan për t’u arratisur nga burgu.

Para togave të zeza, vrasësi i tri grave tha se është thurur një komplot ndaj tij, sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“S’kam dashur të arratisem. Burgjet po më akuzojnë kot”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Nga ana tjetër, tre të paraburgosurit e tjerë, të përfshirë në tentativën e arratisjen nga burgu i Fierit, kanë deklaruar se ishin nën presionin e Hutrës dhe nga frika vendosën të ndihmonin në planin për t’u arratisur.

“Ishim nën presionn e Hutrës, ai na kërkoi planin që të arratiseshim. Kishim një qeli përballë tij dhe kishim frikë”.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë, litari që do të përdorej për arratisjen, u gjet nën dyshekun e Hutrës.

Sipas burimeve të Anila hoxhës, për shkak të ligjit që ndalon futjen në 41 biss të të akuzuarve për vjedhje (regjimi i posaçëm përfshin vetëm akuzat e grupeve kriminale, organizatat dhe trafikantët), në asnjë moment nuk është diskutuar nëse do futen në 41 Biss.

Për Dan Hutrën akuzuar për vrasje, do të pritet informacion nga Policia e Shtetit dhe SHISH (që janë pjesë e mekanizmit për 41 biss) për të konfirmuar nëse është apo jo Dan Hutra anëtar i ndonjë grupi kriminal. Deri tani Hutra nuk është nën hetim për përfshirje në grup kriminal apo organizatë kriminale.

Të dhënat e burgjeve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, tregojnë se aktualisht në institucionet e heqjes së lirisë rezultojnë të dënuar për akuzën e organizatës kriminale 62 persona dhe 9 të tjerë janë të paraburgosur.

Për këta të dyshuar, po rivlerësohet sjellja e tyre nëse kane apo jo lidhje me persona jashtë qelive duke qenë se 41 Biss përfshin këtë kategori, për të ndaluar komunikimet me anëtarë të mundshëm të grupeve jashtë qelive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA