Vëllai i Bedrie Lokës që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në Sukth të Durrësit akuzon bashkëshortin për vdekjen e motrës.
Sipas tij, motra ka pasur shenja dhune në trup.
“Në krah të majtë ka pasur shenjë. Doktori e ka parë që është e dhunuar. Në lajme del që nuk është e dhunuar. Kërkojmë sërish ekspertizë”.
Vëllai, që jeton në Greqi dëshmoi për Top Channel se edhe më parë, motra i kishte rrëfyer se bashkëshorti i trajtonte keq, por “ne e falëm”, thotë ai. Ngjarja ka ndodhur për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që Xhemal Loka i ka ushtruar gruas, tha ai.
Më tej, apelon për drejtësi.
“Kërkon zbardhjen. Veç te shteti i kam shpresat. Nëse nuk e zbardh shteti… Ma telendisi motrën me katër fëmijë në rrugë të madhe”.
Top Channel