U dhunuan barbarisht, ambasada shqiptare në Mal të Zi merr në mbrojtje 3 të rinjtë: Autoritetet…
06/01/2024 21:08
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.
Përmes një reagimi për incidentin, Ambasada deklaron se: “Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.
Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.”
Top Channel