Tentuan të grabisnin një institucion financiar në Tiranë, policia publikon fotot e autorëve: 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion

06/01/2024 14:26

Tre persona tentuan të grabisnin sot një institucion financiar në Tiranë.

Vjedhja e mbetur në tentativë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike ku duken autorët.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA