Tentuan arratisjen nga burg, lihen në burg Dan Hutra dhe tre të tjerët
06/01/2024 14:04
Arrest me burg caktoi Gjykata e Fierit për Dan Hutrën dhe tre të tjerët, për veprën penale tentativë arratisjeje.
40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave në Tiranë, tentoi arratinë nga burgu i Fierit të enjten por u kap në flagrancë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se po shqyrtohet mundësia për të çuar në “41 Biss” edhe tre të paraburgosurit e tjerë, që ndodheshin në qeli me Hutrën, edhe pse të tre janë të dyshuar për vjedhje, vepër e cila nuk përfshihet në paketën “41 Biss”.
Top Channel