Një 32-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi shantazhoi një 29-vjeçar në TikTok, duke i keqpërdorur fotot.

Ky i fundit nëse nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari A. S., do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit se një shtetas ishte kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, për dhënie pasurie, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjobvënia”, të ndjekur me metoda proaktive, për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA