“Pak ditë më parë e kërcënoi me vrasje”, dëshmia e djalit të Bedries: E futi në makinë dhe…

06/01/2024 14:41
Shtëpia e familjes Loku

Djali i madh i Bedrie Lokut, që ndërroi jetë pak ditë më parë në Sukth të Durrësit ka dëshmuar se e ëma ka qenë viktimë e dhunës.

Sipas tij, pak ditë para tragjedisë, kur Xhemal Loka u kthye në shtëpi, “e hodhi mamanë në makinë dhe e dërgoi në drejtim të Durrësit me shpejtësi duke i thënë ‘do të të vras’.”

Ngjarja u raportua fillimisht si vetëvrasje për shkak të denigrimeve në rrjetin social “TikTok”, por sot në hetime u përfshi edhe pista e vrasjes nga bashkëshorti i Bedries, Xhemal Loku, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit, pasi jetonte në emigrim.

Por festat i lanë vendin mortit dhe pritet hetimi i plotë për të zbardhur shkakun e vdekjes së nënës së katër fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA