“Nuk pa një ditë të bardhë në 23 vite martesë”/ Vëllai i Bedrie Lokut: Motrën s’ma vrau TikTok-u, por bashkëshorti
06/01/2024 14:17
Avdi Bushi, vëllai i madh i Bedrie Lokut deklaron se motrën nuk ia vrau “TikTok-u”, por bashkëshorti i saj, “me të cilin nuk gëzoi asnjë ditë të bardhë gjatë 23 viteve martesë”.
Sipas tij, motra u dhunua dhe kishte shenja në trup, ndonëse në ekspertizën mjeko-ligjore nuk raportohen shenja dhune.
Ato që duhej të ishin ditë feste janë kthyer në ditë makthi për Bedrien Lokën. Vëllai i saj shprehet se do të vendosë drejtësi vetë, nëse autoritetet dështojnë.
Top Channel