Kapet 9 tonë drogë! U fsheh në kamionin me lëndë drusore, e nisur drejt Holandës nga Bolivia

06/01/2024 14:49

Në atë që cilësohet si një ditë të rëndësishme në luftën e Bolivisë kundër trafikut të drogës, autoritetet njoftuan sekuestrimin e një sasie marramendëse prej 8.8 tonësh kokainë, sasia më e madhe e kapur në historinë e vendit.

Operacioni i zhvilluar në rajonin perëndimor të Oruros, nxori në dritë lëndën narkotike që kishte për destinacion Holandën, të fshehur në mënyrë gjeniale në një kamion, brenda materialesh drusore që supozohej të përdoreshin për dyshemete.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në vendin tonë. Kamioni do të kalonte në pikën kufitare të Tambo Quemados me destinacion final Holandën. Ai ishte llogaritur të hynte në Europë përmes portit të Anverës”, tha ministri Eduardo del Castillo.

Në Europë, droga mendonte se mund të arrinte një vlerë rruge prej 526 milionë dollarësh. Katër persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre edhë një shtetas kolumbian. Këto arrestime ishin rezultat i një përpjekjeje më të gjerë që përfshiu nëntë bastisje intensive në të gjithë rajonin.

Bolivia, së bashku me Perunë dhe Kolumbinë, formojnë të ashtëquajturin “trekëndëshi i drogës së Andeve”, një rajon ky i njohur për plantacionet e gjera të kokës dhe për prodhimin e kokainës. Qindra tonë të kësaj droge dërgohen çdo vit prej këtej në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Në raportin e OKB-së për drogat për vitin 2023, nënvizonte se p-rej një dekade është rritur konkurrenca e grupeve nga Ballkani, duke filluar me ato shqipfolëse, në prokurimin direkt të kokainës nga Amerika Latine, çka e ka shtuar dhe garën mes trafikantëve që furnizojnë tregjet e Europës Qendrore e Lindore, destinacioni i dytë më i madh për lëndët narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA