Një modele e njohur ruso-kazake është hedhur drejt vdekjes nga apartamenti saj dy vjet pasi u detyrua të shkonte në ishullin e pedofilëve të financiarit hebre Jeffrey Epstein kur ishte 18 vjeçare.
Ruslana Korshunova – modele e pasarelave dhe dikur imazhi parfumeve Nina Ricci – kreu vetëvrasje në apartamentin e sja në New York në 2008, kur ishte 20 vjeçe.
E përditshmja DailyMail.com zbulon se ajo kishte udhëtuar drejt ishullit të Epstein, Little St James në avionin e tij privat Boeing 727 – i njohur ndryshe si Lolita Express – pak dite para vdekjes.
Në kohën e vetëvrasjes ajo thuhet se ishte gjithashtu pjesë e një kulti ekstrem vete-sherimi por shfaqja e emrit të saj në të dhënat e fluturimeve të Epstein tregon se ka qenë pjesë e abuzimeve të vazhdueshme.
Akuzuesja kryesore e pedofilit elitar, Virginia Roberts-Giuffre është pyetur nga avokati Brad Edwards nëse e njihte Korshuova, i cili shtonte se e ndjera kishte udhëtuar drejt ishullit me një shoqërues të pasur mashkull.
Nuk është e qartë çfarë ka ndodhur me të në ishull por Epstein njihej që sillte aty vajza të reja për t’u shfrytëzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të pasur e me influencë.
Pyetjeve të Edwards, Roberts-Giuffre i është përgjigjur: “Më vjen keq të mësoj këtë për Ruslana, ngushëllime për miqtë e familjarët e saj. Nuk e kam njohur, nuk mund t’ju ndihmoj për këtë”.
Epstein raportohet se vdiq në burg në 2019 teksa priste gjyqin, ndërsa bashkëpunëtorja e tij Maxëell është dënuar me 20 vjet burg për trafik seksual minorenesh.
Dje gjykatat në SHBA urdhëruan zbulimin e listës së emrave të klientëve të pedofilit, mes të cilëve shiheshin politikanë të njohur, artistë e sportistë që kishin vizituar ishullin e abuzimeve.
Korshunova, e lindur në Kazakistan nga prindër rusë ishte zgjedhur nga agjencitë pas viteve 1990 dhe nisi jetën e luksit në New York por ra pre e rrethit të abuzimit. Megjithse tentoi të rikuperohej duke marrë pjesë në një kult të ndërtimit të vetëbesimit ajo u gjet e vdekur në 2008.
Top Channel