Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalimin e bilancit të vitit që lamë pas, tha se mbetet prioritet zbardhja e ngjarjeve të rënda pa autor, siç është 21 janari.
Balla tha se do ndiqet vendimi shterues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili ka hapur një mundësi të re për zbardhjen e ngjarjes, të cilës siç tha Balla, do t’i shkohet deri në fund. Ministri tha se pas dy javësh do të nisen predhat në Itali për ekspertim.
“Dhe në rastin e 21 janarit, më 21 mars 2011 kam depozituar një kallëzim penal në emër të grupit parlamentar të PS me të gjitha informacionet dhe gjetjet si palë e dëmtuar kemi pasur. Por sot jemi në kushte të reja, të krijuara pas një vendimi shterues të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut. Zinxhiri komandues që çoi në atë vrasje shtetërore. Është në detyrën e të gjitha agjencive, policia, prokuroria e Tiranës që ka në administrim dosjen për shkak se vrasja e dy prej personave që humbën jetën është konsideruar si vrasje pa autor. Unë mendoj që prokuroria i ka të gjitha mundësitë, duke përkthyer vendimin e Gjykatës Evropiane. Është urdhërues të gjitha gjetjet, do ua vëmë në dispozicion me të gjitha konkluzionet. Gjykata e vendos theksin te zinxhiri komandues. Në këtë këndvështrim, mendoj se vendimi ka hapur një mundësi të re dhe që duhet ti shkohet deri në fund. Policia po bën pjesën e vet, pas dy ditësh do niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa hyrë në elementë të tjerë pa prekur sekretin hetimor. Është shumë e rëndësishme, ajo që ka thënë Gjykata. Nuk do të ketë më hapësirë manovrimi.”-tha Balla.
Top Channel